image Bie numri i gjobave të shqiptuara ndaj shkelësve të masave antiCOVID-19

Siguri

Bie numri i gjobave të shqiptuara ndaj shkelësve të masave antiCOVID-19

news image

Ka rënë dukshëm numri i gjobave të shqiptuara për mosrespektim të masave kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Hyrja në fuqi e masave të reja, tash e sa ditë, për mbrojtjen nga koronavirusi, ka rezultuar me uljen e gjobave për shkelje të këtyre rregullave.

Sipas statistikave të raportit policor, në 24 orët e fundit janë shqiptuar vetëm 56 tiketa.

Vetëm një ditë më parë numri i këtyre gjobave të shqiptuara ishte 100, që nënkupton se numri i tyre është ulur për 44./Gazeta Sinjali/