image Ukraina ndal hovin e autokolonës ruse duke e sulmuar dhe shkatërruar një urë

Botë

Ukraina ndal hovin e autokolonës ruse duke e sulmuar dhe shkatërruar një urë

news image

Sulmet e drejtpërdrejta dhe një urë e shkatërruar kanë ngadalësuar përparimin e autokolonës ruse në Kiev, thotë zyrtari i mbrojtjes amerikane

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes ukrainase ka thënë se sulmet e drejtpërdrejta mbi autokolonën masive ruse të nisur në drejtim të Kievit dhe shkatërrimi i një ure kanë bllokuar avancimin e saj.

Autokolona ruse, sipas CNN, e gjatë mbi 40 kilometra nuk ka arritur që të avancojë drejt Kievit që nga fundjava.

“Ne me siguri besojmë se ukrainasit që hodhën në erë atë urë kishin absolutisht një efekt efektiv në ndalimin dhe kufizimin e lëvizjes së asaj kolone”.

“Por ne gjithashtu besojmë se ata e kanë goditur kolonën në vende të tjera, si dhe në sulme të drejtpërdrejta”, ka thënë zyrtari i lartë ukrainas.

/GazetaSinjali/