image Rusia kërkon rrugë të reja pas sulmeve ukrainase në Detin Azov

Botë

Rusia kërkon rrugë të reja pas sulmeve ukrainase në Detin Azov

news image

Rusia po kërkon alternativa për transportin detar pasi forcat ukrainase kanë goditur mbi 100 anije ruse në Detin Azov brenda pak ditësh, duke rritur presionin ndaj Moskës në zonën përreth Krimesë së pushtuar.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm ukrainas dhe Forcave të Sistemeve pa Pilot, Ukraina ka sulmuar të paktën 105 anije ruse, përfshirë cisterna nafte dhe anije mallrash që përdoren për transport të karburanteve dhe produkteve të tjera.

Ukraina thotë se sulmet synojnë të ndërpresin linjat logjistike të Rusisë drejt Krimesë dhe të kufizojnë furnizimet për këtë territor të pushtuar nga Moska, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) vlerëson se këto sulme janë pjesë e përpjekjeve të Kievit për të penguar transportin rus të naftës, grurit dhe furnizimeve të tjera përmes Detit Azov.

Pas sulmeve, Ministria ruse e Bujqësisë njoftoi se po shqyrton “rrugë alternative detare” për të vazhduar transportin dhe eksportet. Moska tha se situata nuk do të ndikojë në furnizimin e brendshëm me ushqime.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë pranuar se po marrin masa për të mbrojtur logjistikën detare, ndërsa Ukraina vazhdon fushatën e sulmeve me dronë ndaj objektivave ruse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/