Autoritetet e Omanit kanë bërë të ditur se 23 anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar pas sulmit ndaj anijes tregtare “GFS Galaxy Vessel”, i cili ndodhi në orët e para të së dielës dhe i është atribuar Iranit.
Sipas njoftimit zyrtar, një pjesëtar i ekuipazhit vazhdon të figurojë i zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonën ku ndodhi incidenti.
Ndërkohë, autoritetet indiane kanë konfirmuar se personi i zhdukur është shtetas i Indisë. Po ashtu, është bërë e ditur se dhjetë shtetas indianë që ndodheshin në bord janë shpëtuar dhe ndodhen në siguri.
Rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kompetente po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen. Incidenti ka shtuar shqetësimet për sigurinë e lundrimit në rajon, i cili prej kohësh përballet me tensione të larta gjeopolitike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!