Sot qytetet e Ukrainës kanë mbajtur një minutë heshtje për të kujtuar ushtarët e saj të rënë në luftën kundër Rusisë.
Ekspertja e sigurisë, Maria Avdeeva ndau një moment në qytetin e dytë më të madh të Kharkivit, shkruan Sky News.
“Minuta heshtje për të kujtuar ata që dhanë jetën për Ukrainën, të cilët mund të kishin jetuar nëse Rusia nuk do ta kishte nisur këtë luftë”, ka shkruar ajo.
Kharkiv, 9am: minute of silence to remember those who gave their lives for Ukraine, who could have lived had Russia not started this war. Today, Ukraine honors its Defenders. Glory to the heroes pic.twitter.com/IKRCTGNJTG
— Maria Avdeeva (@maria_avdv) October 1, 2023