image Ukraina: 1 mijë e 582 civilë janë vrarë në Mariupol nga bombardimet ruse

Botë

Ukraina: 1 mijë e 582 civilë janë vrarë në Mariupol nga bombardimet ruse

news image

Të paktën 1,582 civilë janë vrarë në qytetin juglindor të Ukrainës, Mariupol, si rezultat i bombardimeve ruse dhe një bllokadë 12-ditore, tha këshilli i qytetit.

Në një deklaratë në internet, këshilli i Mariupol tha:

Ne kurrë nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta falim kurrë këtë krim kundër njerëzimit.

The Guardian shkruan se këto informata nuk janë konfirmuar ende.

/GazetaSinjali/