image Ujësjellësi tregon arsyen pse disa rrugë në kryeqytet janë pa ujë

Sociale

Ujësjellësi tregon arsyen pse disa rrugë në kryeqytet janë pa ujë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se disa rrugë në kryeqytet janë pa ujë.

KRUP thotë se intervenimet në sistemin e rrjetit të ujësjellësit janë përditshmëri e punës së ekipeve të operimit dhe mirëmbajtjes.

Një nga defektet e ditës së sotme, sipas KRUP, ndodhi në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Përgjatë sanimit u detyruam të ndërpremë furnizimin me ujë në disa rrugë të kryeqytetit. Kjo sepse është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Ekipet teknike janë në vendngjarje dhe natyra e ndërlikuar e këtij defekti është duke ndikuar në zgjatjen e mëtejme të sanimit. Pa ujë janë rruga “Bajram Bahtiri”, rruga e “Llapit” dhe “Ali Pashë Gjinolli””, njofton KRUP.

KRUP gjithashtu kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e këtij defekti. /Gazeta Sinjali/