image UEFA reagon për çështjen e shitjes së biletave, demanton FFK-në

Futboll

Kosova/ UEFA reagon për çështjen e shitjes së biletave, demanton FFK-në

news image

UEFA ka reaguar rreth çështjes së shitjes së biletave për ndeshjet e Kosovës të cilët i luan në cilësin e vendasit.

Dje, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një prononcim për KosovaPress ka thënë se iniciativa e Prokurorisë së Shtetit për hetimin e kësaj çështjeje, mund të cilësohet si ndërhyrje në punën e Federatës së Futbollit. Ai shtoi se kanë biseduar edhe me UEFA-n e FIFA-n për këtë çështje, por kjo është mohuar nga UEFA.

UEFA në një përgjigje për KosovaPress, kanë thënë se nuk kanë ndonjë informatë rreth kësaj çështje.

“Nuk kemi ndonjë informatë lidhur me këtë rast” thuhet shkurt në këtë përgjigjje.

Shumë qytetarë dhe futbolldashës janë ankuar me mënyrën e shitjes të këtyre biletave nëpërmjet sistemit online “tiks.app”, duke bërë që edhe Prokuoria e Shtetit të Kosovës ka nisur hetimet rreth kësaj çështje.