UEFA Conference League (Liga e Konferencës nga UEFA) ka publikuar listën e skuadrave garuese në këtë fazë grupore të kompeticionit, të cilat kanë formën më të mirë aktuale.
Sipas njoftimit, forma aktuale vlen në ligat e tyre përkatëse si dhe në garën e Ligës së Konferencës.
Në këtë listë, bën pjesë edhe skuadra kosovare, Ballkani, e cila ndodhet në pozitën e 6-të për formën më të mirë nga skuadrat evropiane që gjenden në këtë garë, raporton Sinjali Sporti.
Në 5 ndeshjet e fundit në ligë dhe evropë, Ballkani ka katër fitore dhe një barazim, duke u ranguar në mesin e më të mirave, përkrah skuadrave të njohura si Aston Villa e Fenerbahçe.
🔝 Fenerbahçe and Slovan Bratislava in sensational form heading into Matchday 3…
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) October 25, 2023
ℹ️ Based on league and UECL results only@Swissquote || #UECLformguide || #UECL pic.twitter.com/8GOCtoNdVx
Kujtojmë që Ballkani arriti një fitore të jashtëzakonshme në xhiron e dytë të fazës grupore të këtij sezoni në Ligën e Konferencës, duke e mposhtur gjigantin kroat, Dinamo Zagreb në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0.
Me këtë fitore, Ballkani hapi rrugët e tyre për një kualifikim potencial të fazës së grupeve.
‘Portokallinjtë’ ndeshjen e tretë në këtë garë e luan përsëri në “Fadil Vokrri”, ku e pret të enjten skuadrën nga Kazakistani, Astana. Një fitore potenciale do të rriste gjasat edhe më shumë për kalim të grupeve, diçka që nuk e ka bërë ende asnjë klub kosovar ndonjëherë.