Federata e Futbollit të Çekisë, duhet të ketë kujdes të shtuar me tifozët e saj në ndeshjen e sontme ndaj Kosovës, që zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.
Gazeta çeke “Idnes”, raporton se Federata e Çekisë duhet të bëjë një organizim të mirë të ndeshjes, përndryshe rrezikon të penalizohet.
Deklaratat e fundit të presidentit të Çekisë, Milos Zeman, ku përfshin vëllazërimin e tifozëve të Sparta Pragës me ata të Crvena Zvezdës kanë shtuar tensionet para ndeshjes me Kosovën.
Andaj sipas gazetës “Idnes”, ndonjë veprim i papranueshëm nga tifozët çekë mund të përcillet me dënim nga UEFA që në opsionin më të keq mund të penalizojë çekët me heqje të pikëve./Gazeta Sinjali/