Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka publikuar disa udhëzime orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejt Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera.
Meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë, para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara.
“Në grafikat e mëposhtme gjeni detajet, meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë. Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara”, thuhet në njoftim.
MPJ thotë se të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët do të njoftohen me kohë. /Gazeta Sinjali