image Ua refuzoi ftesën për tryezë të përbashkët, deputeti i VV-së i reagon Haradinajt

Kosovë

Politikë/ Ua refuzoi ftesën për tryezë të përbashkët, deputeti i VV-së i reagon Haradinajt

news image

 Kreu i AAK-së, refuzoi pak orë më parë ftesën e kreut të Vetëvendosjes, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, për një tryezë të përbashkët të spektrit politik ku do të diskutohet për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid-19.

Madje, në postimin që pati Haradinaj, tha se “me kënaqësi nuk do të shkojë në takim”, shkruan Gazeta Sinjali.

E ndaj këtij refuzimi ka reaguar deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i cili për letrën e Haradinajt tha se ishte letër që i dërgohet presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

“Ai aty shkruan se vazhdimisht dhe zëshëm e ka përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë e ai e thotë qysh në fillim të letrës se kushedi ndoshta Presidenti Thaçi nuk ka durim a vëmendje ta lexojë këtë letër deri në fund. Poshtë e më poshtë. Edhe kur nuk ta merr mendja që nuk ka më poshtë, megjithatë ka, sepse aty shkon ky”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/artan.abrashi/posts/2951037038299437