image Ua mori veturën që Policia në Shqipëri e konfiskoi si të vjedhur, pejanit tash ia kërkojnë 9 mijë euro

Siguri

Ua mori veturën që Policia në Shqipëri e konfiskoi si të vjedhur, pejanit tash ia kërkojnë 9 mijë euro

news image

Dy persona kanë rënë dje në prangat e Policisë pasi dyshohet se kishin kërkuar nga një person 9000 euro, për një veturë të cilën ia kishin dhënë vitin e kaluar.

Rastin e ka raportuar në Polici viktima, i cili ka deklaruar se të dyshuarve që i kërkonin mijëra euro, ua kishte marrë në shfrytëzim një veturë në vitin 2021, e cila më pas ishte konfiskuar në Shqipëri.

Vetura ishte konfiskuar nga Policia e Shtetit në Shqipëri pasi dyshohej se ishte raportuar si e vjedhur.

Pas denoncimit të rastit, të dyshuarit janë kapur dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti ndaj tyre është iniciuar si “detyrim”.

/GazetaSinjali/