image U vendosnin gjoba të rinjve që konsumonin kanabis te Liqeni Artificial, këta janë dy policët e arrestuar
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

U vendosnin gjoba të rinjve që konsumonin kanabis te Liqeni Artificial, këta janë dy policët e arrestuar

news image

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy efektivëve që kryenin grabitje në zonën e Liqenit Artificial.

Burimet bëjnë me dije se Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis në zonën e Parkut të Liqenit artificial në kryeqytet në këmbim të mos shoqërimit të të rinjve në komisariat. Ata u merrnin nga 20 deri në 50 mijë lekë.

Kallëzimi në polici kanë bërë nga shtetasit me inicialet F. V., dhe F. D.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

/GazetaSinjali/