Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1 mijë e 919 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, 18 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 29 aksidente me dëme materiale.
Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 45 persona, ndërsa 26 persona janë dërguar në mbajtje dhe pesë persona në vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!