image Mbi 1,800 gjoba për një javë në rajonin e Gjilanit, konfiskohen 11 motoçikleta

Siguri

Mbi 1,800 gjoba për një javë në rajonin e Gjilanit, konfiskohen 11 motoçikleta

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës 3–9 korrik 2026, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik, janë shqiptuar gjithsej 1,815 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë hetuar 10 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 33 aksidente me persona të lënduar.

Po ashtu, janë shqiptuar 26 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 30 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 15 për modifikime të palejuara të automjeteve, përfshirë xhamat me folie të errëta.

Masë e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike u është shqiptuar 27 shoferëve.

Policia ka intensifikuar kontrollet edhe ndaj motoçiklistëve. Gjatë javës janë shqiptuar 16 gjoba për drejtim të motoçikletës pa patentë shoferi përkatëse, 16 për mungesë të regjistrimit valid dhe 23 për mosvendosje të helmetës.

Gjithashtu, janë konfiskuar përkohësisht 11 motoçikleta.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe t’u përmbahen rregullave të trafikut.

“Drejtimi i mjeteve duke mos i respektuar normat e parapara me ligj kushton me jetë. Shpejtësia vret, ndërsa kujdesi i shtuar nënkupton shpëtim jete për vete dhe për të tjerët”, thuhet në apelin e Policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/