Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2 mijë e 486 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, 27 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 39 me dëme materiale.
Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 12 persona, ndërkaq 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!