Bashkim Brahimi që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri dje rreth orës 14:30 në fshatin Novosellë të Pejës, u varros sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Qytetarë të shumtë kanë dërguar fotografi në adresë të Sinjalit, nga varrimi i të ndjerit. Është parë numër i madh i të pranishmëve në varrim.
Sinjali raportoi se i dyshuari kryesor për vrasjen e tij është Faton Brahimi, djali i axhës së tij.
Vrasja dyshohet se ndodhi për një konflikt pronësor.
Në raportin 24-orësh, policia ka njoftuar se në shtëpinë e Fatonit, i cili gjendet në arrati, ka gjetur dhe ka konfiskuar: një mitraloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë predha, po ashtu kalibra të ndryshëm.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.