image Me nderime të larta, varroset kadeti i Policisë së Kosovës që vdiq në aksident trafiku

Sociale

Me nderime të larta, varroset kadeti i Policisë së Kosovës që vdiq në aksident trafiku

news image

Sot i është dhënë lamtumira e fundit Flordian Shabajt, kadet i Policisë së Kosovës i cili vdiq në një aksident komunikacioni të hënën. Ai u varros në Nabergjan të Pejës me nderime të larta ceremoniale.

Në varrim morën pjesë edhe kadetët e gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës.

Floridani u godit nga një veturë teksa po lëvizte me automjetin e tij në fshatin Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj. I dyshuari që shkaktoi aksidentin, Arton Duraku është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/