image Sot i jepet lamtumira e fundit gruas shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së
[wp-story id="814678"]

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit gruas shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së

news image

Hamide Magashi e cila u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, një ditë para se të lindte fëmijën e saj, sot do të përcillet për në banesën e fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas familjarëve, varrimi i të ndjerës do bëhet në orën 13:00 në varrezat e fshatit Llugaxhi të Lipjanit.

Ndërkohë i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Sokol Halili, as gati 40 orë pas krimit monstruoz, ende s’ka rënë në prangat e Policisë. Operacioni për kapjen e tij ka nisur menjëherë pas momentit tragjik, kur edhe është identifikuar dorasi nga hetuesit policorë, mirëpo edhe përkundër kërkimeve ende nuk është lokalizuar vendndodhja e tij.

Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në katër lokacione në qytetin e Vushtrrisë, për shkak se telefoni i Halilit ka rezultuar me qasje pikërisht në këtë qytet, shkruan Sinjali. Po ashtu sipas sinjalizimeve, kërkimet janë shtrirë edhe në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në kryeqytet.

Hamide Magashi e cila ishte në javën e 41-të të shtatzënisë dhe po priste të sillte në jetë një djalë, u ekzekutua me armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, 31-vjeçar, i cili me të kryer veprën është larguar në drejtim të panjohur me veturën e tij, e cila tashmë është gjetur nga Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/