image Sot varroset Bashkim Brahimi që u vra dje në Novosellë të Pejës

Sociale

Sot varroset Bashkim Brahimi që u vra dje në Novosellë të Pejës

news image

Bashkim Brahimi mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri dje rreth orës 14:30 në fshatin Novosellë të Pejës.

I dyshuari kryesor për vrasjen e tij është Faton Brahimi, djali i axhës së tij.

Vrasja dyshohet se ndodhi për një konflikt pronësor.

Sot në orën 18:00, në varrezat e fshatit Novosellë do të varroset Bashkim Brahimi, i cili ka qenë edhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në raportin 24-orësh, policia ka njoftuar se në shtëpinë e Fatonit, i cili gjendet në arrati, ka gjetur dhe ka konfiskuar: një mitraloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë predha, po ashtu kalibra të ndryshëm. 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/