image U godit nga vetura dhe u tërhoq zvarrë, identifikohet i riu i aksidentit të tmerrshëm

Rajon

Shqipëri/ U godit nga vetura dhe u tërhoq zvarrë, identifikohet i riu i aksidentit të tmerrshëm

news image

I riu që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme te “Ura e Dajlanit” në Durrës quhet Ramazan Bata. Teksa po lëvizte me një motor, 25-vjeçari u përplas nga një autobus dhe më pas u mor përpara zvarrë nga një furgon. Ai humbi jetën në vendin e ngjares, pa arritur që t’i jepej ndihma e parë.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë u arrestuan dy drejtuesit e mjetit, përkatësisht shtetasi me inicialet P.T, (shoferi i autobusit) dhe shtetasi me inicialet F.T. Policia po vijon hetimet per zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

Fillimisht ngjarja u raportua si vrasje, për shkak se nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë krijohej ideja sikur Ramazan Bata hidhej nga dera e një furgoni. Por pas hetimeve disaorëshe nga policia, u arrit në konkluzionin se 25-vjeçari ishte përplasur fillimisht nga një autobus dhe më pas ishte marrë përpara nga një furgon.

Ramazan Bata1