image U sulmua seksualisht për dy vjet nga kolegët e punës

Siguri

U sulmua seksualisht për dy vjet nga kolegët e punës

news image

Sulmet seksuale janë një dukuri e shpeshtë në shoqëri dhe viktima të kësaj dukurie janë kryesisht gjinia femërore, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se një rast i ngjashëm ka ndodhur në Zveçan, ku një grua kishte raportuar se gjatë vitit 2019 është sulmuar seksualisht në vendin e punës nga një burrë.

Ndërkohë, një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë vitit 2020 punëtorja në fjalë është sulmuar seksualisht edhe nga një person tjetër.

Ndonëse sulmet seksuale të vazhdueshme kanë filluar që 2 vjet, ajo e ka paraqitur rastin në polici vetëm mëngjesin e djeshëm.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saj se për këtë rast prokuroria ka iniciuar rast dhe është duke zhvilluar hetimet./GazetaSinjali/