Fenomeni i lajmeve të pavërteta nga portalet anonime në Shqipëri duket se ka infektuar edhe mediat italiane të cilat e kanë shpallur balerinin shqiptar të vdekur.
Bëhet fjalë për artistin, Kledi Kadiu, i cili dy ditët e fundit është përballur me lajmin që qarkulloi se ka ndërruar jetë. Ky i fundit është detyruar të reagojë në rrjetet sociale edhe të mohojë ato.
“Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, shihemi më vonë”, shkruan fillimisht Kledi Kadiu.
“Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzi, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë. Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime”, shprehet Kledi Kadiu.