image Ministrit të Kulturës i "del rend" të flasë për vilat e sekuestruara, tenderë, prokurorë e gjyqtarë

Politikë

Ministrit të Kulturës i “del rend” të flasë për vilat e sekuestruara, tenderë, prokurorë e gjyqtarë

news image

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se do t’ia përmendin vazhdimisht 20 vitet e fundit pushteteve të kaluara.

Ai ka treguar disa nga problemet e Kosovës të cilat janë arsye që qeverisjet e kaluara nuk dëshirojnë t’ia përmendin 20 vitet e fundit.

Çeku së fundmi u është bashkuar anëtarëve të VV-së e madje edhe kryeministrit Albin Kurti të cilët vazhdimisht akuzojnë për keqqeverisje partitë opozitare të cilat kanë qeverisur që nga paslufta.

“E thjeshtë është arsyeja pse këta nuk duan as t’ua pëmendim e as të merremi me 20 vitet e fundit. Nuk do t’ua plotësojmë këtë dëshirë.”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Prokurorë e gjykatës të korruptuar që kanë mirëmbajtur sistemin e padrejtësisë. Vila pa leje të politikanëve që kanë shkatërruar natyrën. Talli ndaj investitorëve të huaj që ka dërmuar ekonominë. Privatizime kriminale që kanë lënë njerëzit pa punë. Marrëveshje të dëmshme që e cënojnë sovranitetin. Punësimet nepotiste, hajnitë me tenderë, reketi ndaj biznesit, diplomat pa meritë…

E thjeshtë është arsyeja pse këta nuk duan as t’ua pëmendim e as të merremi me 20 vitet e fundit.

Nuk do t’ua plotësojmë këtë dëshirë.

/GazetaSinjali/