image Mjekët e QKUK-së të indinjuar: Presidentja Osmani injoroi dhe nënçmoi kolegjiumin e kirurgëve
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

Mjekët e QKUK-së të indinjuar: Presidentja Osmani injoroi dhe nënçmoi kolegjiumin e kirurgëve

news image

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dalë me një reagim ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila mbrëmë iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik për heqjen e tëmthit në një spital privat, raporton Gazeta Sinjali.

18 kirurgë kanë shprehur indinjatën e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast të Klinikës së Kirurgjisë Abdonimale.

 “Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës,  ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në këtë reagim.

Kirurgët kanë deklaruar tutje se operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale që nga viti 1999 me përqindje të suksesit 99.9 për qind.

“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është e papranueshme për të gjithë”, thuhet në reagim.

Krejt në fund kirurgët i kanë uruar shërim të shpejt Presidentes Osmani duke kërkuar që në të ardhmen të mos anashkalohet sektori publik.

/GazetaSinjali/