image Sulmi me raketa në Poloni, Halimi: Reagimi i Gërvallës jodiplomatik

Politikë

Sulmi me raketa në Poloni, Halimi: Reagimi i Gërvallës jodiplomatik

news image

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar reagimin e kryediplomatës Donika Gërvalla për hedhjen e disa raketave në territorin e Polonisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se është e pafalshme që e para e diplomacisë të jetë kaq jodiplomatike.

“Është e pafalshme që e para e diplomacisë tonë të jetë kaq jodiplomatike dhe tërësisht e pakujdesshme në reagimet e saj. Në një kohë kur të gjithë politikanët rezervohen në deklarime – që të mos ketë përshkallëzime – ministrja jonë e jashtme i hedh benzinë zjarrit. Përpos lëshimeve teknike e ngatërrimit të flamujve të shteteve, angazhimit të vobektë në njohjen e Kosovës, gabimet përmbajtësore e deklarimet pa takt sikur ky i fundit, janë edhe më të rënda. Kabineti i madh e me shumë këshilltarë, duhet të angazhohen dhe të konsultohen, para se të bëhen të tilla gabime të panevojshme. Politika, dhe sidomos diplomacia, bëhet me urtësi e maturi, jo me temperament e vrull për t’u deklaruar, duke e vënë kësisoj shtetin tonë në pozitë të pafavorshme në politikën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, ishte ndër zyrtarët e parë që përcaktoi se sulmi në Poloni u bë nga raketat ruse.

/GazetaSinjali/