Për ndejën në Deçan që u shkrepën plumba në prani të policëve, Inspektorati Policor i Kosovës vazhdon të heshtë. Sinjali ka dërguar pyetje në IPK për të kuptuar nëse do të hetohen policët që lejuan të festohej me armë zjarri në një ngjarje përurimi, ata nuk kanë kthyer përgjigje.
Tri ditë pas raportimit të Sinjalit, Prokuroria e Pejës ka hapur rast për hetim lidhur me personat e përfshirë në një ndejë në Deçan ku u përdorën armët dhe i pranishëm ishte kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj e vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj.
Prokuroria e Pejës thekson se do të punohet në identifikimin e personave që gjuajtën më armë dhe të njëjtit do të hetohen për veprën penale, ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” parasheh dënim prej një deri në tetë vjet burgim.
“Kushdo që përdorë armë apo materie plasëse në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët apo materiet plasëse të tilla, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet”, thuhet në Kodin Penal, transmeton Sinjali.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Pejës:
Themelore e Pejës, njofton opinionin publik se pas publikimit të shkrimit me datën 11 gusht nga portali online “Sinjali.com” me titullin “Me ‘kallash’ dhe sharkia, ja sesi në Deçan festoi Qeveria”, dhe pas analizimit të video-incizimeve të këtij artikulli, është hapur rast në ketë prokurori dhe njëkohësisht ka autorizuar Policinë e Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e kryerësve të mundshëm në drejtim të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë.
Raportimi i Sinjalit: