Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se mjekët dhe infermierët atje do të kenë 40 për qind rritje rroge.
“Sot kemi edhe atë publikimin e masës që do marrim për pagat që do fillojë nga 1 janari, do përfshihen në ligjin e ri të buxhetit për 2021. Të gjitha bluzave të bardha do ua rrisim 40% pagat”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se nuk është një rritje e vogël, teksa e cilësoi si premtim të mbajtur dhe të merituar për bluzat e bardha. / Gazeta Sinjali/