Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani para pak çastesh doli me një status, ku shkroi se ShBA-të janë garanci e plotë për integritetin dhe sovranitetin e vendit.
Përmes këtij statusi, Rrahmani u rreshtua krahas kërkesës së SHBA-së për shtyrjen e vendimit të targat kërkesë të cilën e ka injoruar kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Garanci e plotë per integritetin, sovranitetin, zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës është koordinimi e bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!Ne duhet të dëshmohemi me punë konkrete, planifikimin dhe bashkëpunim të mirëfilltë në interes të shtetit dhe qytetarëve të vendit tonë, pa dallim”.
Ky postim nuk u mirëprit nga militantët e VV-së që vërshuan me komente. Madje, kishte nga të atillë që i thonin se po shkon në LDK.
Një tjetër e pyeti se sa e ka “pazarin”, si ironi ndaj publikimit të fundit të deputetit Rrahmani.
Ndryshe, ky i fundit edhe në të kaluarën ka kundërshtuar qeverinë e drejtuar nga partia ku bën pjesë, konkretisht te greva e sindikalistëve, ndërsa thuhet se “çarja” mes tij dhe Kurtit ka ardhur për shkak të kërkesës së vazhdueshme të kryeministrit që një grup i deputetëve ta votojnë Projekt-Kodin Civil, gjë kjo gati e pamundur për një deputet të rrymës çfarë përfaqëson Rrahmani.
Më poshtë edhe disa nga dhjetëra komentet kundër tij.