Një femër në Prishtinë ka njoftuar se ishte rrëmbyer, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar prej burimeve në Polici se ajo e ka njoftuar të dashurin e saj përmes telefonit, se me datë 30 prill, ishte marrë me dhunë nga një i dyshuar në rrugën “Dritan Hoxha”.
Policia kishte nisur hetimet e menjëhershme dhe siç mëson Sinjali, ka arritur të lokalizojë edhe vendin e tyre. Viktima është liruar ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Sinjali mëson se gjatë intervistimit i dyshuari ka mohuar se e ka marrë me dhunë atë dhe ka thënë se ajo ka shkuar me vetëdëshirë.
Të njëjtit, i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /Gazeta Sinjali/