image U ribotua libri ku shkruan “Kosovë e Metohi”/ Ky është arsyetimi i Institutit Albanologjik - Sinjali

U ribotua libri ku shkruan “Kosovë e Metohi”/ Ky është arsyetimi i Institutit Albanologjik

news image

Instituti Albanologjik i Kosovës ka ribotuar sot një libër të vitit 1951 për këngët popullore shqiptare të Kosovës. Mirëpo në kopertinën e këtij libri shkruan Kosova- Metohi, njëjtë si Serbia që i referohet Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, për të marrë një koment ose arsyetim për këtë çështje.

Ai në një pronocim për Gazetën Sinjali ka thënë që ky libër është ribotuar për shkak të interesit të madh për këtë vepër të folkloristikës shqiptare.

Ai ka thënë që pas daljes nga shtypi, pushteti i atëhershëm e ka sekuestruar dhe shkatërruar kontigjentin e botimit, por që terminologjia e titullit të librit nuk lidhet me të sotmen.

“Menjëherë, pas daljes nga shtypi, pushteti i atëhershëm e ka sekuestruar dhe e ka shkatërruar kontingjentin e botimit. Ka shpëtuar fatmirësisht ndonjë kopje, sikurse është kjo që e kemi ribotuar. Botimi është kopje e origjinalit, botim anastatik, pa ndërhyrë aspak. E vetmja shtojcë është fjala e botuesit e titulluar “Riardhje e Profesor Zekeria Rexhës në Kosovë”. Kjo vepër nga njëra anë është monument kulturor për shqiptarët e mbetur nën ish-Jugosllavi, kurse nga ana tjetër, për shkak të ekskomunikimit të saj, është dokument i rëndësishëm i cenimit të rëndë të kulturës shqiptare. Pra, terminologjia e titullit të librit është e vitit 1951 nuk lidhet me të sotmen. Sikurse dihet atëbotë Kosova e sotme emërtohej në këtë mënyrë”, ka thënë ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin