image Skandaloze: Instituti Albanologjik riboton librin ku shkruan “Kosovë e Metohi” - Sinjali

Skandaloze: Instituti Albanologjik riboton librin ku shkruan “Kosovë e Metohi”

news image

Instituti Albanologjik së fundmi ka ribotuar një libër të vitit 1951 më këngë popullore shqiptare të Kosovës, por ajo që ka ngjallur reagim në publik është mënyra se si i janë referuar Republikës së Kosovës.

Në kopertinën e librit është e shkruar “Kangë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë” duke iu referuar me terminologji serbe Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, profesori universitar, Blerim Latifi.

Në vitin 2021, Instituti Albanologjik i Kosovës boton tituj të tillë, duke iu përmbajtur terminologjisë zytare serbe për Kosovën. Sigurisht, kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë, tani që po afrohet pjesa më e rëndë e Dialogut Kosovë-Serbi, pjesa e marrëveshjes përfundimtare”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

Gazeta Sinjali ka tentuar që ta kontaktojë drejtorin e Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, por ai nuk iu është përgjigjur telefonatave.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin