image Ulutash takon Shefin e Mbrojtjes së Letonisë, e informon për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon

Siguri

Ulutash takon Shefin e Mbrojtjes së Letonisë, e informon për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon

news image

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, Shefin e Mbrojtjes së Republikës së Letonisë, gjenerallejtënant Kaspars Pudāns.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Gjeneralmajor Ulutaş ka riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë të paanshme dhe transparente.

Ai gjithashtu ka shprehur vlerësimin e tij për kontributin afatgjatë dhe të rëndësishëm të Letonisë në misionin e KFOR-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/