Senegali fitoi Kupën e Afrikës dhe pas triumfit vjen shpërblimi.
Çdo lojtar do të përfitojë nga 70 mijë euro secili dhe do t’u dhurohet edhe tokë në qytetet e Dakarit dhe Diamniadios.
Skuadrës iu bë gjithashtu një pritje heroike ndërsa u kthyen në Senegal me trofeun e Kupës së Afrikës.
Presidenti i vendit, Macky Sall, ka vendosur që t’i shpërblejë heronjtë për suksesin e parë të vendit në Kupën e Afrikës.
“Futbollistët dhe stafi teknik do të përfitojnë secili 50 milionë franga afrikane, 200 m2 parcelë toke në Dakar dhe një parcelë 500 m2 në Diamniadio”, thuhej në profilin zyrtar të presidentit në “Twitter”.