image Bayern Munich deklasohet në Kupë nga Borussia Monchengladbach

Futboll

Bayern Munich deklasohet në Kupë nga Borussia Monchengladbach

news image

Bayern Munich ka pësuar humbje të thellë në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Borussia Monchengladbach ka arritur të mposht Bayernin bindshëm 5-0 në kuadër të fazës 1/8 të Kupës së Gjermanisë.

Vendasit qysh në fillim treguan superioritetin dhe kaluan në epërsi në minutën e 2′ me golin e Ramy Bensebaini.

Edhe në vazhdim Gladbach ishte më e mirë dhe arriti të dyfishojë epërsinë në minutën e 15′ me golin e Ramy Bensebaini.

Vetëm pak minuta më vonë Bensebaini realizoi sërish për 3-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë i takoi në tërësi Borussia Monchengladbach që shënuan edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht në minutën e 51′ shënoi Breel Embolo për 4-0.

Ishte sërish Emboloi që realizoi në min e 57′ për rezultatin përfundimtarë 5-0.

Kështu Borussia kualifikohet tutje në Kupën e Gjermanisë duke eliminuar Bayernin me rezultat të thellë. /Gazeta Sinjali Sporti/