image Manchester City fiton, kalon në raundin tjetër të Kupës EFL

Futboll

Sport/ Manchester City fiton, kalon në raundin tjetër të Kupës EFL

news image

Skuadra e Manchester Cityt e ka mposhtur Southamphtonin me rezultat 3-1, në kuadër të Kupës EFL.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Nicolas Otamendi, në minutën e 20-të.

Pjesën e parë e mbylli Sergio Aguero që shënoi në minutën e 38-të për 2-0.

Ka qenë Aguero që ka shënuar edhe në pjesën e dytë për 3-0, duke e mbyllur dilemën e fituesit në këtë ndeshje. Ndërsa, për Southamphtonin shënoi golin e vetëm Jack Stephens.

Pas kësaj fitoreje Manchester City kalon në raundin tjetër dhe pret shortin për ta mësuar kundërshtarin./Gazeta Sinjali/