image Final 8 do të zhvillohet me praninë e shikuesve

Basketboll

Final 8 do të zhvillohet me praninë e shikuesve

news image

Final 8, Kupa e Kosovës në basketboll nuk do të zhvillohet pa shikues pavarësisht pandemisë, shkruan Sinjali Sport.

Klubi basketbollistik, Ylli ka bërë të ditur se në këtë organizim do të mund të marrin pjesë deri në 200 tifozë.

Sipas njoftimit të kësaj skuadre, kjo gjë u mundësua nga klubi i tyre dhe Federata e Basketbollit të Kosovës.

Final 8 këtë vit do të zhvillohet në qytetin e Suharekës./Sporti në Sinjali/