Një person është arrestuar dje në Prishtinë për prezantim të rremë dhe mashtrim. Siç njofton policia, ai është prezantuar të një mashkull dhe një femër si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, kinse për t’i rregulluar një çështje banimi nga të cilët ka marrë 3300 euro.
Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PREZANTIM I RREMË SI PERSON ZYRTAR & MASHTRIM, Prishtinë 21.01.2019. Me 11.02.2020 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura, i dyshuari kishte mashtruar viktimat femër dhe mashkull kosovarë duke u prezantuar si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe ka marrë nga viktimat rreth 3300 € kinse për t’i rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/