image U përfol se do të jetë kandidat për president të Shqipërisë, flet Ramush Haradinaj

Politikë

U përfol se do të jetë kandidat për president të Shqipërisë, flet Ramush Haradinaj

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar në lidhje me raportimet se do të jetë kandidat për president të Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i ka mohuar këto pretendime, duke i quajtur si ‘shpifje ordinere’.

Ai madje ka fyer edhe gazetarët duke i cilësuar si “të shitur” dhe “mercenarë të mediave”.

Postimi i plotë:

Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë
Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.
Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!

/GazetaSinjali/