image U paralajmërua vizita e Vuçiqit në Kosovë, reagon MPJ

Kosovë

Politikë/ U paralajmërua vizita e Vuçiqit në Kosovë, reagon MPJ

news image

Këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, e ka quajtur provokim vizitën e paralajmëruar të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë para zgjedhjeve.

Zyberaj tha se Vuçiq nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë pasi sipas tij, një skenar i përgatitur nga Beogradi do të ndikojë në procesin zgjedhor veçanërisht te komuniteti serb.

“Deklarata e presidentit serb Vuçiq së dëshiron të vijë në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë tek komuniteti serb”

“Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë”, ka shkruar Zyberaj.

Ai njoftoi se edhe politikanët e tjerë serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të hyjnë në vend.

“Në të njëjtën kohë edhe politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën”, ka shkruar ai.