image U kritikua për filmin e ri “I Love Tropoja”, reagon Ermal Mamaqi

U kritikua për filmin e ri “I Love Tropoja”, reagon Ermal Mamaqi

news image

Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, është shfaqur premiera e filmit më të ri të Ermal Mamaqit, “I Love Tropoja”.

Edhe pse pati shumë të ftuar, megjithatë filmi nuk u prit edhe aq mirë nga qytetarët, të cilët thanë se janë ndjerë të ofenduar me pjesën ku për të nderuar mikun e tyre, tropojanët i vendosin vajzat e shtëpisë për të fjetur me të.

Pas këtyre kritikave, ka reaguar vetë Mamaqi.

Postimi i plotë i tij…/Gazeta Sinjali/

View this post on Instagram

• Miq desha tju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje. Sipas këtij lajmi…"Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shpisë duke e fut në krevat" e të tjera idiotësi si këto… Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë kta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh. Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti. Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit. Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qënë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi(Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi. Ju ftoj të shihni filmini dhe të knaqeni. Ju bëj me dije që I Love Tropoja fillon turin e Evropës në dt 4Shkurt. Dhe turi fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin. Në Tropojë. A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të çnderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata? Mos u bëni pre e disa faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje. Ata gënjejnë!!! Ju pres në Pallat të Kongreseve çdp ditë 6 herë në ditë. Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare. Ju dua. Ermali FOTO @aldikaraj

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on