Gjykata franceze ka marrë sot vendimin për dënimin e gjashtë personave, mes tyre katër shqiptarë, për prodhim të lëndëve narkotike.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se dy nga të arrestuarit u dënuan me njëzet e katër muaj burg, tetëmbëdhjetë prej të cilëve me kusht.
Personi i pestë është dënuar në mungesë me katër vite burg, ndërsa për të fundit, gjykata ka vendosur 30 muaj arrest shtëpie.
Shqiptarëve u është ndaluar gjithashtu edhe hyrja në territorin francez.
Arrestimi i tyre u bë pasi rreth 1100 rrënjët e kanabisi u gjetën në pyllin e Saumos (Gironde).
Plantacioni u zbulua në korrik të 2019 nga agjentë të Zyrës Kombëtare të Pyjeve.