image U kapën brenda serave me kanabis, 6 të arrestuar në Itali, mes tyre 4 shqiptarë

Shqipëri

U kapën brenda serave me kanabis, 6 të arrestuar në Itali, mes tyre 4 shqiptarë

news image

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë italiane mes të cilëve katër shqiptarë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se është bërë i mundur çmontimi i një plantacioni kanabisi që ishte I shpërndarë në tre sera dhe janë arrestuar babë e bijë dhe 4 shqiptarë.

Operacioni u zhvillua midis Teorës dhe Lionit , në zemër të Irpinisë së Epërme, ku karabinierët gjetën tre sera artificiale me 453 bimë kanabis në kultivim, secila prej 1.5 metra të lartë.

Disa prej tyre (49) ishin tashmë në fazën e tharjes, me 800 gramë marijuanë gati për ambalazhim.

Brenda u gjetën 6 persona dhe të gjithë të arrestuar: babë e bijë, me origjinë napolitane por me banim në Lioni, katër të tjerët janë shtetas shqiptarë.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar më shumë se 2500 bimë kanabisi./abcnews.al

/GazetaSinjali/