image Postoi video në Tiktok duke i dhënë drogë një të mituri, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë - VIDEO

Shqipëri

Postoi video në Tiktok duke i dhënë drogë një të mituri, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë – VIDEO

news image

Është arrestuar një 31-vjeçar në Lezhë pasi postoi një video në Tiktok ku shihej duke i dhënë një të mituri për të pirë një cigare të përzier me lëndë narkotike, kanabis.

Siç njofton Policia e Shqipërisë, i dyshuari me iniciale G.A, është banues në Patok, Kurbin.

“Në vijim të veprimeve procedurale, specialisët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë 31-vjeçarin, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me të miturit apo me nxënësit dhe cilindo që tenton të nxisë fëmijët për të përdorur lëndë narkotike apo për t’i përfshirë në vepra të tjera penale, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm”, thotë Policia.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/pfbid08PyhDvL13jWciKvWXmcJ3FRctkbGVApcBMBnJ4MPUFT71SSR1XQet14djyeD9MrQl?cft[0]=AZVgvaXuGuH4V-h_jk4AVMSlxGgBZ_yXQYH7Pi9Qo0fbGdZnZliPSVspgQtr4PO3BxDYMnFX8dwl8ZE7zzua-g1sA_FAzk0sTn_ibYB2otsIsQrhuF_bYXyyTBGflg6jObB83pM09B-1qieAqk2Ww-YBrbFBrryiAfx5WkP-kQMUu7mTDrAis54jW0rw-Y3kvg8&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/