image U kap pa maskë mbrojtëse, vritet studenti në Kongo

Botë

U kap pa maskë mbrojtëse, vritet studenti në Kongo

news image

Një student ka mbetur i vrarë nga një polic Kinshas, për arsye se nuk bartte maskë gjatë realizimit të një video.

Mediet e atjeshme kanë raportuar se kjo ndodhi pasi që vala e tretë e koronavirusit e ka goditur Republikën Demokratike të Kongos (DRC).

“Kolegu ynë Honore Shama, student i letërsisë në Universitetin e Kinshas, ka realizuar një video në kuadër të një pune praktike. Ai është akuzuar për mosbindje dhe rezistencë, ku si pasojë u qëllua me armë nga afër”, ka thënë një dëshmitar, që gjithashtu ishte student në Petient Odia.

Bartja e maskës në Kongo është e obligueshme dhe në rast të shkeljes së kësaj mase dënohet me 10 mijë franga të Kongos apo pesë dollarë amerikanë.

Po dyshohet se zyrtarët policorë po u kërkojnë qytetarëve para në këmbim të mos shqiptimit të gjobave të ndryshme.

Që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në mars të vitit të kaluar, në Kongo janë regjistruar 47 mijë e 786 raste dhe 1 mijë e 20 tjerë që kanë humbur jetën nga COVID-19./Gazeta Sinjali/