image U kap me 11 qese drogë, bie në prangat e Policisë një 18-vjeçar në Fushë Kosovë

Siguri

U kap me 11 qese drogë, bie në prangat e Policisë një 18-vjeçar në Fushë Kosovë

news image

Konsumimi i drogës dhe shitja e shpërndarja e llojeve të ndryshme të narkotikëve është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet e vendit dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Dy të rinj në komunën e Fushë Kosovës kanë përfunduar në telashe me Policinë mbrëmë pas mesnate pasi u kapën mat me sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sinjali mëson se ata janë zbuluar nga Policia pasi vetura e tyre u ndal në një pikë kontrolli në rrugën ‘Dardania’ dhe gjatë bastisjes te njëri nga të dyshuarit janë gjetur 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa narkotikët janë konfiskuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/