image U hodhi fqinjëve fishekzjarre në oborr, arrestohet një person në Viti

Kosovë

Policia/ U hodhi fqinjëve fishekzjarre në oborr, arrestohet një person në Viti

news image

Policia e ka arrestuar një person në fshatin Kabash të Vitisë dje rreth orës 17:30, për një rast të pazakontë.

Siç njofton Policia, i dyshuari i ka shqetësuar anëtarët e një familjeje duke hedhur fishekzjarre në oborrin e tyre.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Policia po e heton rastin si ngacmim. /Gazeta Sinjali/