image U futën ilegalisht 3 marokenë nga Shqipëria në Kosovë, u kapën nga policia në Ferizaj

Kosovë

Kufiri/ U futën ilegalisht 3 marokenë nga Shqipëria në Kosovë, u kapën nga policia në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur që ilegalisht janë futur 3 marokenë nga Shqipëria për Kosovë, të njejtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:00, policia ka hasur në 3 shtetas të huaj të cilët kishin hyrë në Kosovë në këtë gjendje pandemie, policia po vazhdon hetimet.

Kujtojmë që qeveria e Kosovës ka marrur vendim që nga ora 08:00 deri në 16:00, të mos ketë lëvizje të lirë të qytetarëve nëpër rrugë, gjithashtu nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, të mos lejohet dalja.

Deri sot në Kosovë, numri i të infektuarve ka shkuar në 86./ Gazeta Sinjali/