COVID-19

Të infektuar

4715

Të shëruar

2227

Të vdekur

101

U arrestua për përdhunimin e 15-vjeçares, lirohet shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

news image

Izmir Duraku, shefi i policisë së Fushë Arrëzit mësohet se është liruar pasi u arrestua për përdhunimin e një vajze të mitur.

Mediat në Shqipëri raportojnë se Duraku ka lënë ambientet e paraburgimit, pasi Prokuroria e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e tij.

Sipas Prokurorisë, nuk ka prova të mjaftueshme që e dënojnë Shefin e stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz.

Duraku u ndalua dje SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, i akuzuar për përdhūnim në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

Ndërkohë, ditën e sotme ai u përjashtua edhe nga Policia e Shtetit, me vendim të Ardi Veliut./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin